Qëndrim Zyba nuk do të vazhdojë me Legian e Varshavës përtej këtij edicioni.
Klubi polak përmes një postimi në llogarinë e tyre në Twitter njoftoi se mesfushori do të largohet nga klubi.
Zyba fillimisht ishte raportuar se do të shitet te Legia, megjithatë në fund u vendos vetëm për një huazim deri në fund të sezonit nga Ballkani.
Ai pati shumë pak minutazhë te Legia dhe nuk e fitoi besimin e klubit për të vazhduar.
Zyba do të rikthehet te Ballkani dhe mbetet të shihet se a do ta vazhdojë karrierën diku tjetër.