Sezoni fantastik nuk mjaftoi që Mats Hummels të merrte një ftesë nga kombëtarja gjermane për Euro 2024.
Gjithsesi, një ndër qendërmbrojtësit më elegantë gjermanë është i përqendruar plotësisht te finalja e Champions League.
Dortmundi i tij do të sfidojë Realin e Madridit në “Wembley” (1 qershor), stadium ku 35-vjeçari shpreson të shijojë për herë të parë trofeun prestigjioz.
Të cilit iu afrua shumë 11 vite më parë në finalen që verdhezinjtë humbnin 2-1 kundër Bayernit të Jupp Heynckes.
Hummels do të largohet nga “Signal Iduna Park” si lojtar i lirë. Bild raporton se e ardhmja e tij pritet të jetë Serie A.
Aty ku do e mirëprisnin krahëhapur Milani dhe Juventusi. Dy destinacione perfekte për Hummels, i cili gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur në Bundesliga.