Skënderbeu ka mposhtur 3 me 2 Vllazninë në stadiumin “Air Albania”. Kështu korçarët e mbyllin këtë sezon si vend i tretë, ndërsa shkodranët të katërtit.
Pas ndeshjes foli për mikrofonin e MCN, lojtari i Skënderbeut Dean Lico. Mesfushori i korçarëve është në qendër të vëmendjes për merkaton, ndërsa ka treguar se ka dhe 1 vit kontratë. Kështu do të vlerësohen ofertat bashkë me klubin.
“Të them të vërtetën e dinim që kishim kualitete po për shkak të eksperiencës kishim dhe ne dyshimet. Besimi u fitua gjatë kohës. Kemi punuar me çunat dhe prandaj jemi sot këtu.
Nëse do kishim 3-4 lojtarë më shumë me eksperiencë, mund të ishim akoma më mirë në klasifikim. Kemi treguar rritje.
Unë kam kontratë dhe 1 vit pastaj jam në dorën e presidentit, ai e di më të mirën. Tani që nis merkato do shohim mundësitë, për gjithsecilin.
Për mendimin tim janë 2 ekipe shumë të mira Partizani dhe Egnatia. Të fitojë më i miri, nuk kam 1 opininion”, u shpreh Liço.