Më i miri është Marjan Radeski nga Struga Trim Lum me 15 gola. shtatë asistime dhe ka luajtur 33 ndeshje.
Radeski ishte edhe lojtari i gjysmësezonit sipas “SportSport” nga Maqedonia e Veriut.
Përveç tij në ekipin e sezonit nga kampi i kampionit janë edhe Kosevski, Krivanjeva, Shabani dhe Ibraimi.
Të gjithë këta lojtarë, sigurisht edhe të tjerët, dhanë një kontribut të madh që Struga TL të jetë sërish kampionët e Maqedonisë.
Nga klubet e tjera në ekipin e sezonit janë Cake dhe Endrit Krasniqi (Shkendija), Pinter dhe Trapanovski (Shkupi), Spahiu (Tikvesh) dhe sigurisht golashënuesi i parë Marushiq (Voska).