Gjilani ka siguruar ekzistencën në ndeshjen e javës së fundit, duke e mposhtur me rezultat 4:2 Dukagjinin në Klinë.
Vendasit nuk patën asnjë motiv në këtë sfidë, ndërsa Gjilani i duheshin tre pikë të cilat edhe i ka arritur.
Djelmoshat e kryetrajnerit Gentijan Mezanit kthehen me pikë të plota.
Gjilani ka përfunduar në vend të gjashtë me 45 pikë e Dukagjini në të shtatin me 45.