Lotar Mateus shprehet me dozat të larta besimi se Borusia Dortmund mund të bëjë ëndrrën realitet në Champions, triumfin ndaj Realit në finalen e madhe të datës 1 qershor, e cila do zhvillohet në mitikun “Uembli”.
Tashmë në rolin e analistit në “Sky.Sport.de”, Lotar i jep zë evoluimit të verdhezinjëve, të cilat në lupën e tij ka pësuar transformim rrënjësor:
“Dortmund na ka befasuar të gjithëve këtë edicion në Ligën e Kampionëve. Edhe pse u shortuan në grupin e ferrit, ia dolën të kualifikohen më meritë, ndonëse aty ishin emra të rëndë si Milani e PSG apo edhe Njukasëlli.
Na kanë surprizuar. Nëse i referohemi me imtësi ndeshjeve të fundit, kurba e paraqitjeve të Dortmundit ka ardhur në rritje.
Shpresojë se këtë trend të mbajnë edhe kundër Realit. Kam filluar të besojnë se ekipi i Terziçit mund t’i thyejë ekspertët e Ançelotit”, përfundoi Matues. Lotar e ka fituar dy herë si futbollist Champions-in (1991/1996).