Festë e dyfishtë te Celtic. Pasi fitoi titullin kampion, skuadra historike skoceze fitoi edhe Kupën në një finale drithëruese përballë Rangers, “armiqve të përjetshëm”.
23-vjeçari Adam Idah shënoi në minutën e fundit golin e fitores për skuadrën e Brendan Rodgers.
Duke dërguar në ekstazë tifozët e zjarrtë të Celtic.
Rangers kishte shënuar më parë, por VAR-i anuloi golin e Abdallah Sima pas një ore lojë.
Për shtyrje ndaj portierit Joe Hart.
Kjo është hera e 42-të që The Celts bëjnë të tyren Kupën e Skocisë, duke qenë rekordmenët e këtij kompeticioni.