Elbasani është klubi kampion në Kategorinë e Parë. Verdheblutë duket se nuk do kënaqen vetëm me përfshirjen mes më të mirëve.
Kështu “tigrat” janë të fokusuar aktualisht në tregun e Superiores. Lojtarët në përfundim të kontratës apo dhe të tjerë po vëzhgohen nga klubi elbasanas.
Në krye të projektit të Superiores do të qëndrojë Nevil Dede. Trajneri që i shpalli kampion në Kategorinë e Parë, ka fituar besimin e drejtuesve të paktën dhe për një sezon.
Klubi elbasanas ka shprehur pritshmëritë për “Final 4”. Të jesh pjesë e katër skuadrave më të mira shqiptare nuk është aspak e lehtë, për këtë merkato do të ketë rolin më të rëndësishëm.