Kampioni i Maqedonisë së Veriut, skuadra e Strugës Trim Lum, do të garojë në rrethin e parë të kualifikueseve në Champipns League.
Menjëherë pas festës së titullit të dytë radhazi, lojtarët shkojnë në pushim deri më 5 qershor, kur është caktuar edhe fillimi i përgatitjeve verore.
“Janë më shumë se dy javë pushim, që sigurisht do të jetë e mirë për lojtarët e kampionit para paraqitjeve në garat evropiane.
Struganët synojnë të përforcohen, disa emra janë opsion me të cilin po negociojnë, por për këtë fillimisht duhet të presin zgjedhjen e kryetrajnerit të ri, që më pas të përforcohen”, shkruan mes të tjera mediumi maqedonas “Sportmedia”.