Milani e mbylli me barazim edicionin 2023-2024.
Skuadra Rossonere ka barazuar me rezultat 3:3 me Salernitanën, në takimin e javës së 38-të.
Spektakël golash dhe një Salernitanlën që realizoi dy gola në 3 minutat e fundit të sfidës.
Leao (22'), Giroud (27'), Calabria (77') shënuan për fitoren e vendasve dhe Simy (64' e 89’) e Sambia (87’) për Salernitanën.
Milani e mbylli edicionin në vend të dytë me 75 pikë e Salernitana është në fund me 17 sosh.
Salernitana bie në Serie B.