Tifozët e Paris Saint-Germain kanë qenë dakord me Luis Enrique pasi trajneri zgjodhi Vitinhan në vend të Kylian Mbappe si lojtarin e sezonit të parisienëve.
PSG e mbylli sezonin me një fitore 2-1 ndaj Lyon në finalen e Kupës së Francës. Ata dominuan ndeshjen me Ousmane Dembele dhe Fabian Ruiz, që shënuan secili nga një gol në pjesën e parë të ndeshjes.
Pas triumfit të kupës, Enrique lavdëroi Vitinha-n:
“Vitinha ishte, pa dyshim, lojtari i sezonit për mua. Ai është i jashtëzakonshëm”.
Një tifoz i PSG-së ishte dakord me Enrique-n dhe lavdëroi Vitinha-n në rrjetet sociale:
“Vitinha ishte njeriu që luftoi për fanellën dhe i dha gjithçka në çdo ndeshje, jo vetëm që ishte lojtari ynë më i përmirësuar, por ai ishte edhe lojtari ynë më i mirë në ndeshjet e mëdha”.
Vitinha, i cili u largua nga Porto për rreth 40 milionë euro në vitin 2022, ishte një nga lojtarët më të mirë të PSG-së këtë sezon. Mesfushori 24-vjeçar ka shënuar nëntë gola dhe ka dhënë pesë asiste në 46 ndeshje.