Liga e Serisë A i ka dedikuar një reportazh dhe një speciale skuadrës së Interit për fitoren e titullit kampion.
Më së shumti deklaratat e protagonistëve janë pas triumfit në derbi kundër Milanit.
Markus Thuram ka qenë një nga surprizat e Serisë A të këtij viti dhe ai ka vlerësuar maksimalisht si Lautaron dhe Çalhanoglunë për sezonin fantastik që kanë zhvilluar.
Po ashtu Inzagi tregonte emocionet për fitoren e titullit të parë kampion, diçka që i mungonte në palmaresin e tij personal.
“Për mua Lautaro Martinez është një nga sulmuesit më të mirë në botë.
Të gjithë e njohin për atë që bën në fushën e lojës. Ai është një lider i madh, është kapiteni ynë dhe bën diferencën në ndeshjet e mëdha. Jashtë fushës është akoma më i mirë.
Është një mik i shtrenjtë dhe një person me të cilin më pëlqen të kaloj kohën. Sakrifikohet gjithmonë për shokët e skuadrës dhe është nga më të rëndësishmit si në kombëtaren e tij ashtu edhe me shokët. Është shumë bujar", tha Thuram.