Deçiqi nga Tuzi ka festuar titullin e kampionit të Malit të Zi në futboll,
Ky është titulli i parë në histori për skuadrën shqiptare me traditë 96 vjeçare.
Mbrëmë e zhvilluan ndeshjen e fundit në kampionat në fushën në Podgoricë, duke e mposhtur me rezultat 3:1 Arsenalin e Tivatit.
“Festivali ishte edhe në fushë edhe në tribuna, kampionët e rinj malazezë iu dhurua kupën e kampionatit, tifozët në tribuna e shoqëruan të gjitha me koreografi.
Skuadra e Milorad Pekoviçit përfundoi me stil sezonin më të mirë në historinë e klubit.
Ata e përfunduan kampionatin me gjashtë pikë më shumë se Mornari, madje nëntë më shumë se Buduçnosti, që ishte rivali më i madh dhe i vetëm. për një kohë të gjatë”, shkruan mediumi malazez “VIjesti”.
Kapitenit të Deçiqit, Xhonatan Dreshajt, kupën ia dorëzoi presidenti i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Dejan Saviçeviqi.