Në një intervistë të dhënë për mediet italiane, presidenti i Lazio-s, Claudio Lotito komentoi deklaratat e fundit të Sarri në lidhje merkaton e kryer verën e kaluar.
Numri “Një” i klubit të Lazio-s, theksoi se dy emrat që pëlqente Sarri, Zielinski dhe Berardi nuk donin të largoheshin nga skuadrat e tyre.
“Ai pyeti Berardin, i cili në fund nuk u largua nga Sassuolo, ndoshta nuk mund të na ndihmonte.
Kërkesa tjetër e tij ishte Zielinski, por ai nuk u largua nga Napoli, kështu që ne e morëm Rovellan. Nuk kishim se çfarë i bënim, lojtarët që pëlqente ai nuk donin të largoheshin nga klubet e tyre”-deklaroi Lotito.