Atalanta me lehtësi dhe bindshëm e ka mposhtur me rezultat 3:0 Torinon.
Atalanta pas triumfit në Europa League, ishte shumë e trimëruar duke zbrazur tërë artilerinë ndaj Torinos.
Golat i realizuan Scamacca (26'), Lookman (43') e Pasalic (70' - nga penalltia):
Berat Gjimshiti u paraqit standard për Atalantën dhe Mërgim Vojvoda për Torinon.
Atalanta renditet në pozitën e katërt me 69 pikë dhe Torino në të nëntin me 53 sosh.