Mesfushori i Lecce-s dhe kombëtares shqiptare të futbollit, Ylber Ramadani ka deklaruar së fundmi se skuadra e tyre e ka arritur objektivin.
Shqiptari u shpreh në një prononcim për mediet se kampionati ishte shumë i vështirë, por shtoi se në fund ia dolën të arrinin atë që dëshironin.
“Kampionat i vështirë, e nisëm mire, por më pas nuk morëm rezultatet që donim.
Në fund e arritëm objektivin që kishim dhe kjo ka rëndësi”-deklaroi Ramadani.