Trajneri i njohur dhe analisti i emisionit sportiv “Favorit”, Ismet Munishi e analizoi ecurinë e këtij sezoni në Superligën e Kosovës.
Ai tha se nëse dikush mundohet ta cilësojë këtë kampionat me notën 10 atëherë gabon shumë.
“Ky kampionat, nëse dikush mundohet me cilësu me notën 10 gabon shumë. Nëse dikush mundohet me thënë që ky kampionat ka qenë kualitativ gabon shumë. Federata nuk mundet me kriju opinion publik.
Nuk munden me fol për diçka që na e shohim. Se ne e dijmë qëndrimin e FFK-së. Në gjysmë të natës në terr në 12 sahati ata ta bëjnë dritë”, tha Munishi.