Duka flet për organizimin e Evropianit me Serbinë: Kjo gjë i shërben edhe njohjes së Kosovës

Futboll

Duka flet për organizimin e Evropianit me Serbinë: Kjo gjë i shërben edhe njohjes së Kosovës

Më: 27 maj 2024 Në ora: 13:57
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka folur sot në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme të FSHF-së.

Kreu i futbolli shqiptar njëherësh zëvendës-president i UEFA-s, ndër të tjera foli edhe për aplikimin e Shqipërisë për organizmin e Evropianit 2027 për U-21 së bashku me Serbinë, duke theksuar se diçka e tillë ka për t’i shërbyer edhe Kosovës.

“Organizimi i Europianit U-21 është diçka e madhe dhe shanset për të fituar të vetëm këtë organizimi për të thënë të drejtën ishin të vogla. Organizimi i Europianit U-21 është me interes për vendin, pasi e fusim Shqipërinë në hartën e vendeve që organizojnë më së mirë. Vetëm futbolli të japë mesazhe paqeje dhe bashkëpunimi, kjo gjë i shërben edhe njohjes së Kosovës”, deklaroi Duka.

Vendimi i Dukës ishte kritikuar ashpër nga të gjitha anët ku ka shqiptarë duke e pasur parasysh të kaluarën e hidhur të shqiptarëve me serbët dhe për qasjen aktuale të serbëve ndaj shqiptarëve, mbi të gjitha ndaj atyre të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat