Me përfundimin e shumicës së kampionateve në Evropë mund të thuhet se nuk është më një mister përbërja e vazove të Champions League 2024-2025.
Thuajse të 36 skuadrat janë gati që të garojnë me formatin e ti.
Ndryshe nga ç’është vepruar deri më tani sezoni i ri i Champions-it nis me fazën e parë ku skuadrat në vend të 6 ndeshjeve do të zhvillojnë tetë të tilla.
Tetë skuadrat e para do të kualifikohen menjëherë mes 16-të më të mirave ndërsa vendi i 9-të deri në vendin e 24-rt do të luajnë për t’iu bashkuar.
Sa u përket vazove mësohet se ekipet, të cilat do të jenë të parën janë zyrtarizuar ndërsa në vazon e dytë zyrtarisht janë Bayer Leverkusen, Atletico Madrid, Atalanta, Juventus, Benfica, Arsenal, Bruzh dhe Milani. Ndërsa pritet që të futet edhe Shakhtar Donjetsk.

Sipas rregullores skuadrat do të sistemohen në vazo në bazë të koefiçentëve, të cilët varen nga ecuria e klubeve në garat kontinentale.