Jasir Asani u grumbullua nga trajneri i Shqipërisë për Euro 2024, edhe pse sulmuesi kuqezi nuk po aktivizohet te skuadra e tij në Kore, Gwangju.
Paraqitjet e Asanit dhe golat e tij në kualifikuese duket se kanë bindur teknikun kuqezi, e pritshmëritë janë të mëdha edhe për premierën e Europanit.
Lojtari ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan:
“Gati”.
Shqipëria është në grup me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.