Pengu i Sylvinhos: Nëse nuk do të ishte dëmtuar…

Futboll

Pengu i Sylvinhos: Nëse nuk do të ishte dëmtuar…

Më: 28 maj 2024 Në ora: 08:58
Sylvinho

Sylvinho publikoi dje listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Euro 2024.

Kombëtarja kuqezi nis rrugëtimin në grupin B përballë Italisë (15 qershor).

Më pas duelet me Kroacinë (19) dhe Spanjën (24), me shpresën që nuk do të jenë vetëm tri ndeshjet e skuadrës në Gjermani.

27 lojtarë janë pjesë e listës së teknikut brazilian të Shqipërisë, me njërin prej tyre që do të largohet në fund, pasi vetëm 26 lejohen të marrin pjesë në Europian.

Një nga “pengjet” e Sylvinhos është Arbnor Muçolli, pjesë e Goterborgut në Allsvenskan, elitën e futbollit suedez.

Dribluesi 24-vjeçar (5 ndeshje me Kombëtaren) ka aftësi dhe cilësi interesante, por pësoi një dëmtim në shpinë pak ditë më parë.

Në momentin që nuk duhej, në prag të nisjes së Euro 2024.

“Kemi vendosur të mos marrim lojtarë që nuk janë në 100%. Nëse bën shumë mirë te ne, e marrim. Ky është kriteri ynë.

Kemi Muçollin, të cilin nuk e përmendët. Kemi biseduar me klubin e tij dhe nuk është në formë 100%”, deklaroi 50-vjeçari nga Sao Paulo.

Shqipëria ka programuar dy takime miqësore përpara nisjes së turneut prestigjioz. Me Lihtenshtejnin (3) dhe Azerbajxhanin (7).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat