Lajme të mira për Manchester Cityn

Futboll

Lajme të mira për Manchester Cityn

Më: 28 maj 2024 Në ora: 11:10
Manchester City

Manchester City ka njoftuar rinovimin me portierin Scott Carson, me 38-vjeçarin që ka zgjatur bashkëpunimin deri më 30 qershor 2025.

Portieri, i cili ka qëndruar gjithmonë në “plan” të dytë ka luajtur vetëm 107 minuta me “Qytetarët” edhe pse është pjesë e kampionëve të Anglisë prej vitit 2019, fillimisht në huazim nga Derby.

Carson ka fituar katër Premier League, një Champions, FA Cup, Superkupë, Botërorin e Klubeve dhe dy EFL Cup, por me vetëm 107 minuta.

Megjithatë, nuk duhet harruar se në një situatë të tillë ka koleksionuar disa trofe edhe me Liverpool në periudhën 2004-2007 dhe ka luajtur edhe katër ndeshje me Anglinë (2007-2011).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat