Në pritje të finales së madhe

Futboll

Në pritje të finales së madhe

Më: 28 maj 2024 Në ora: 11:22
Bellingam

Në ditën e parë të javës që i paraprin finales së Ligës së Kampioneve, Reali i Madridit ka organizuar “media day”, ku gjithçka është e hapur për të ndjekur stërvitjen e ekipit dhe për të komunikuar me lojtarët, trajnerët e drejtuesit e klubit.

Thuajse të gjithë janë shfaqur para mikrofonave, duke dhënë përshtypjet për sezonin në La Liga dhe veçanërisht për finalen e madhe të 1 qershorit mes Realit dhe Dortmundit. Dhe ku ka më bukur se java të hapet me Xhud Bellingam. Mesfushori anglez, i cili verën e vitit 2023 u transferua te Reali pikërisht nga Dortmundi, të shtunën do të jenë në fushë kundër verdhezinjve. Mesfushori i Madridit, duke folur para kamerave ka deklaruar se ajo e së shtunës do të jetë një ndeshje e veçantë për të.

Për mua, finalja kundër Dortmundit do të jetë një ndeshje shumë e veçantë. E di se është një finale Champions-i dhe se emocionet duhen lënë jashtë fushe. Por nuk është e lehtë, sepse do të përballem me shumë prej miqve të mi. Për ne ka qenë një sezon i mrekullueshëm, por shpresoj që të bëhet edhe më shumë i tillë pas të shtunës”, deklaroi Bellingam.

Anglezi e deklaroi se janë të shumtë miqtë e tij te Dortmundi. Por ai ka dashur të veçojë Xhadon Sançon.

“Nuk kam folur me asnjë prej tyre. Sigurisht që jam shumë i kënaqur që ata arritën në finalen e Ligës së Kampioneve.

Këtë javë besoj se do të jem i qetë, nuk e besoj se do të kontaktoj me miqtë e mi në Dortmund. Disa kohë më parë kam biseduar me Sançon dhe i thashë se do të takohemi me patjetër në Londër”, deklaroi Bellingam.

Lojtari i Madridit, u pyet edhe në lidhje me nënshkrimin e mundshëm të Kilië Mbapesë me skuadrën e bardhë.

Futbollisti pranoi se nuk dëshiron të bëjë presion për këtë çështje, por la këtë fjali: “Më thoni një lojtar që njihni që nuk do të donte të luante me dikë aq të mirë sa ai? Është e mira të mos krijojmë shumë presion artificial të kotë. Nuk dua të flas shumë për Mbapenë, sepse ai nuk ka nevojë për reklamën time apo të ndokujt tjetër. Ndoshta për të është disi e vështirë në këto momente, teksa emri i tij po përmendet kudo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat