Partizani, Tirana dhe Vllaznia në vazon e të fortëve

Futboll

Partizani, Tirana dhe Vllaznia në vazon e të fortëve

Më: 28 maj 2024 Në ora: 11:29
Pamje nga një ndeshje

Tirana, Partizani dhe Vllaznia do të luajnë në Konferencë, por secila prej ekipeve e ka të thjeshtë kalimin në turin e dytë të Konferencë Ligës.

Edhe pse UEFA nuk ka zbuluar ende vazon zyrtare të turit të parë të Konferencë Ligës, projeksioni është që të tria skuadrat tona do të kenë kundërshtarë të kalueshëm. Përballë do të jenë ekipe, më të dobëta se skuadrat tona, të paktën në letër po e po, por edhe në emër. Skuadra nga shtete që shumicën e rasteve ekipet tona i kanë eliminuar.

KUNDËRSHTARËT – Në vazo janë dy skuadra nga Bjellorusia, një nga Andorra, një nga Armenia, tre ekipe janë malteze, dy nga Uellsi, Islanda. Më pas me nga një ekip përfaqësohen, Estonia, Finlanda, Gjeorgjia, Gjibraltari, Irlanda, Kazakistani, Letonia, Lituani, Luksemburgu, Mali i Zi, Maqedonia dhe Sllovenia. Disa skuadra kanë luajtur në Shqipëri, si Torpedo, Atletik d’Eskaldes apo Sliema Uanderers.

MALISHEVA – Treshja e Shqipërisë, rrezikon një tjetër ekip shqiptar. Bëhet fjalë për Malishevën e Kosovës. Kjo e fundit është në vazon e dytë dhe nuk ka një eksperiencë të madhe në kompeticionet europiane. Të shohim se çfarë do të ndodhë, por të gjithë duan që të shmangin skuadrën kosovare.

PARATË – Dihet që paratë e UEFA-s janë burimi më i madh i të ardhurave që marrin skuadrat shqiptare. Nëse çdo skuadër eliminohet që në turin e parë, merr 330 mijë euro. Nëse skuadrat tona eliminohen në turin e dytë fitojnë 530 mijë euro. Eliminimi në turin e tretë sjell 730 mijë euro. Më pas është “playoff”-i. Ajo skuadër që arrin këtë fazë, por eliminohet përfiton 1 milion euro. Faza e grupeve është 3.17 milionë euro, plus para të tjera.

Të gjitha skuadrat tona e kanë mundësinë që të kualifikohen të paktën një tur dhe të marrin të paktën 500 mijë euro. Sezonin e shkuar, Tirana grumbulloi 1 milion euro nga Europa, Partizani rreth 1.4 milionë. Skuadrat shqiptare duhet të kualifikohen të paktën një ose dy ture që të mbajnë larg koefiçentin e Shqipërisë në Europë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat