Cila do të jetë e ardhmja e Khvicha Kvaratskhelia?
Gjeorgjiani i lindur në vitin 2001 ka një kontratë të gjatë, deri në vitin 2027, me Napolin, por të gjithë emrat e mëdhenj të Evropës tashmë janë vënë pas tij, veçanërisht PSG.
Siç lexojmë në faqet e “Gazzetta dello Sport”, kampionët francezë kanë paraqitur tashmë një ofertë prej 80 milionë eurosh, e cila mund të shkojnë deri në 100 milionë. Napoli duhet të arrijë marrëveshje me gjeorgjianin për rinovimin e kontratës, përndryshe klubi italian do të detyrohet të mendojë shitjen e tij.
Për qytetin e Napolit, të kthesh faqen do të thotë të lexosh një emër të vetëm në krye të tendencave sociale: Antonio Conte.
Të gjithë po flasin për të, prej ditësh është kryefjala e diskutimeve, emri që ndez fansat axurr, i cili ka rikthyer atë entuziazëm që është zbehur muajt e fundit për shkak të rezultateve në fushë.
Conte, nënvizon “Corriere dello Sport”, për tifozët e Napolit është trajneri i duhur për të filluar përsëri, për t’i dhënë jetë “rithemelimit”. Profili i trajnerit salentin në Instagram është pushtuar nga napolitanët, me qindra komente shfaqen aty prej ditësh.