Xherdan Shaqiri po i jep optimizëm të Zvicra! 

Futboll

Xherdan Shaqiri po i jep optimizëm të Zvicra! 

Nga: K.Goca Më: 28 maj 2024 Në ora: 12:20
Xherdan Shaqiri

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, po jep optimizëm të Zvicra për Kampionatin Evropian 2024. 

Kombëtarja e Zvicrës po përgatitet për Euro 2024, me synime që të arrijë sa më lartë. 

Xherdan Shaqiri pritet që të mërkurën t’i bashkohet kombëtares së Zvicrës.

“Rezultatet e kontrollit mjekësor zbuluan diçka inkurajuese. 

Sipas federatës, lëndimi i Shaqirit nuk është i rëndë.

Sulmuesi më i mirë zviceran i viteve të fundit pritet të mërkurën në Zvicrën lindore.

Megjithatë, mund të stërvitet ai ende individualisht në ditët e para”, shkruan mes të tjera “Blick”.

Zvicra po bëhet gati për sfidën hapëse pikërisht kundër Hungarisë më 15 qershor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat