Mbrojtësi i Inter-it, Yann Bisseck deklaron që dëshira e tij për të ardhmen është rritja te “zikaltërit” e Milanos.
I pyetur pikërisht për mundësinë e një huazimi në një klub tjetër, gjermani theksoi se po të ishte në dorën e tij diçka e tillë nuk do të ndodhte.
“Asnjëherë nuk kam menduar të largohem nga klubi. Unë jam trajtuar shkëlqyeshëm në vitin tim të parë, padyshim gjithçka varet nga mënyra se si luaj dhe është diçka për të folur me përgjegjësit, por nëse do të ishte në dorën time do të qëndroja këtu duke luftuar sepse ndihem në formë të shkëlqyer”-tha ai.
Teksa i pyetur për një rikthim të mundshëm në Gjermani, ai zbuloi se në janar e kanë kërkuar disa klube të Bundesliga-s.
“Ka pasur disa kërkesa për mua. Nuk e di se cilat klube saktësisht sepse gjithmonë i them agjentit tim në mënyrë eksplicite të më lërë të qetë nëse nuk është asgjë konkrete, por interesi nga Bundesliga ishte shumë i lartë merkaton e dimrit.
Mund ta imagjinoj të luaj në Bundesliga një ditë, por tani dëshira ime është të qëndroj në Itali për të paktën dy vjet dhe pastaj do të shohim nga sezoni në sezon se çfarë do të ndodhë”-shtoi Bisseck.