Edhe një largim nga Dukagjini

Futboll

Edhe një largim nga Dukagjini

Më: 28 maj 2024 Në ora: 13:14
Dallku

Pas largimit të trajnerit, Armend Dallku, nga Dukagjini kanë nisur të largohen edhe futbollistët.

Ndër ta është edhe vëllai i trajnerit, Ardin Dallku, që sot përmes një postimi ka njoftuar se është larguar nga klubi klinas.

Ardin Dallku ishte pjesë e Dukagjinit për tri vite, derisa me skuadrën klinase kishte luajtur edhe në Evropë.

29-vjeçari me Dukagjinin kishin luajtur në fillim të sezonit në kualifikimet e Ligës së Konferenvës, duke u mposhtur nga Rijeka, pasi paraprakisht e kishin eliminuar FC Europan.

Dallku përvojë ka edhe në futbollin ukrainas, ku së bashku me vëllain e tij, Armendin, ishin paraqitur me fanellën e Vorskla Poltava.

Mbrojtësi i djathtë, që luan edhe si qendërmbrojtës, e kishte përfaqësuar edhe kombëtaren e Kosovës në dy ndeshje, me Dallkun që e kishte bërë debutimin e tij më 13 nëntor të vitit 2017.

Dukagjini përfundoi sezonin në vendin e shtatë në tabelë me 45 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat