Enzo Maresca është trajneri i ri i Chelseat. Trajneri italian ka rënë dakord me “Blutë e Londrës” që të jetë pasuesi i të larguarit, Mauricio Pochettino. Italiani mbyll aventurën me Leicester, për të nisur një të re në Londër, me Chelsean.
Gjithçka është dakordësuar mes klubit dhe trajnerit, të cilët kanë arritur akordin për një kontratë të vlefshme deri në vitin 2029. Gjithashtu, në kontratë është edhe mundësia e rinovimit edhe për 1 vit tjetër, pra deri në në 2030.
Chelsea do të paguajë te Leicester 10 milionë euro për të siguruar shërbimet e Marescas.
Ky i fundit do të jetë trajneri i ri i Armando Brojës me sulmuesin shqiptar që përfundon huazimin te Fulham dhe do të rikthehet te Chelsea, pa ditur akoma të ardhmen e tij.
Kujtojmë që trajneri italian ia doli që të mbyllte një sezon fantastik me Leicester, duke i shpallur kampionë të Championship dhe duke i rikthyer në elitën e futbollit anglez, Premier League.