Real Valladolid, skuadra spanjolle në pronësi të fenomenit Ronaldo, u ngjit në La Liga pasi mundi Villarreal B 3-2.
Me një ndeshje të mbetur në La Liga 2, Los Pucelanos gjenden katër pikë larg vendit të tretë dhe janë rikthyer aritmetikisht në La Liga pas vetëm një viti mungesë.
Ronaldo, i cili zotëron 72% të aksioneve të klubit, megjithatë njoftoi se mund ta shesë klubin:
“Kam tri oferta të rëndësishme për të shitur, por nuk do të marr një vendim tani, do ta marr brenda disa ditësh. Më duhet të mendoj”.
Ish-lojtari i Interit ka shitur së fundmi edhe Cruzeiron për 109 milionë euro.