Bergomi është i bindur

Futboll

Bergomi është i bindur

Më: 28 maj 2024 Në ora: 16:29
Bepe Bergomi

Bepe Bergomi, duke folur për “SkySport”, komentoi ecurinë e Milanit në sezonin e fundit. Ish-mbrojtësi i Interit, u shpreh si më poshtë:

“Ndonjëherë flas me tifozët e Milanit, të cilët janë gjithmonë pak skeptikë për zgjedhjet e trajnerit, por nuk duhet harruar se sa skepticizëm kishte rreth Piolit kur shkoi te Milani dhe sa vlerësohej sot, pas 5 vitesh.

Jam i bindur dhe është mendimi im që me skuadrën që kishte Pioli, mund të kishte bërë më shumë, edhe pse viti i titullit ishte i jashtëzakonshëm.

Veçanërisht në dy vitet e para Milani luante një futboll agresiv dhe pozicional. Na ndodhte të mos i kuptonim pozicionet e Milanit, puna u krye dhe duhet pranuar se zëvendësimi i Piolit në zemrat e tifozëve të Milanit nuk do të jetë i lehtë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat