Gudmundsson dërgohet në gjykatë për dhunë seksuale

Futboll

Gudmundsson dërgohet në gjykatë për dhunë seksuale

Më: 28 maj 2024 Në ora: 16:31
Albert Gudmundsson

Sulmuesi i Genoa, Albert Gudmundsson, është dërguar në gjyq për një rast të dyshuar për dhunë seksuale, i mbyllur fillimisht dy muaj më parë, por tashmë i rihapur pas ankesës së paraqitur nga gruaja që e akuzon.

faktet datojnë që në verën e kaluar, në gusht 2023, kur futbollisti u raportua nga një vajzë që e takoi në një klub në Reykjavik. Gudmundsson do të paraqitet në gjykatë në Reykjavik vjeshtën e ardhshme.

Sulmuesi i talentar, i cili ka deklaruar pafajësinë e tij, është në rrezik të madh.

Neni 194 i Kodit Penal të Përgjithshëm Islandez në lidhje me krimet seksuale thotë se kushdo që kryen marrëdhënie seksuale me një person pa pëlqimin e tij është fajtor për përdhunim dhe dënohet me burgim me një minimum 1 vit deri në maksimumin 16 vjet.

Kjo akuzë rrezikon t’i kushtojë atij jo vetëm vendin e kombëtares , por të gjithë karrierën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat