Trajneri italian, Carlo Ancelotti e ka konfirmuar dashurinë e tij për Real Madridin, duke thënë se do të pensionohet si trajner i “Galaktikëve”.
Kishte spekulime të shumta se Ancelotti do të largohej nga Reali për ta marrë drejtimin e Kombëtares së Brazilit, por që tekniku italian rinovoi kontratën e tij në “Santiago Bernabeu” duke nënkuptuar se ai nuk po shkon askund.
Tani, Ancelotti i tha “Repubblicas” se për sa kohë e dëshiron Reali atë, ai do t’i qëndrojë besnik klubit.
“Unë do të pensionohem si trajner i Real Madridit. Karriera ime do të përfundojë te Real Madridi. Për sa kohë që Reali dëshiron që unë të qëndrojë, unë do të jem i gatshëm për klubin”, tha Ancelotti.