Futbollisti Trimror Selimi ka ndarë rrugën me nënkampionin e Kosovës, Llapin e Podujevës.
Lajmi konfirmohet edhe nga vet KF Llapi.
“Përfundojmë me marrëveshje të dyanshme bashkëpunimin me sulmuesin Trimror Selimi.
Përfundimi i bashkëpunimit me Selimin para kohe vjen me dëshirën dhe vullnetin e plotë të klubit dhe vetë futbollistit.
Selimi u bashkua me klubin në vitin 2022 nga KF Ulpiana dhe gjatë dy sezoneve si "bardhekaltër" arriti t'i zhvilloj 60 ndeshje, duke kontribuuar me 7 gola dhe 5 asistime.
Klubi falënderon Selimin për kontributin dhe i dëshiron mbarësi në vazhdim të karrierës”, njofton KF Llapi.