Albion Rrahmani e Ermal Krasniqi ftohen për miqësoren ndaj Norvegjisë

Futboll

Albion Rrahmani e Ermal Krasniqi ftohen për miqësoren ndaj Norvegjisë

Më: 29 maj 2024 Në ora: 10:11
Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani

Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani janë ftuar nga trajneri i kombëtares së Kosovës, Franco Foda për miqësoren ndaj Norvegjisë që do të luhet më 5 qershor në Oslo.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi rumun, Rapid Bucuresti, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.

Kosova deri më tani e ka vetëm një miqësore të konfirmuar për në qershor, atë ndaj Norvegjisë së superyllit të Manchester Cityt, Erling Haaland.

Lista e plotë e kombëtares së Kosovës nuk është bërë ende e ditur, por që trajneri Foda pritet që ta zyrtarizojë atë së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat