Me Felipe Anderson që ka mbyllur bashkëpunimin me Lazion dhe do të rikthehet në Brazl, klubi bardhekaltër nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij.
Kështu media italiane bën me dije se drejtuesit e Lazios kanë arritur marrëveshjen me Salernitanën për transferimin e sulmuesit 21-vjeçar francez, Loum Tchaouna.
Ky i fundit iu bashkuar Salernitanës në fund të gushtit të vitit të kaluar dhe gjatë një sezoni luajti 35 ndeshje, duke shënuar 6 gola e dhënë 4 asiste.
Marrëveshja për transferimin te Lazio është arritur për shifrën e 8 milionë eurove, nga të cilat 60% do t’imarrë Salernitana dhe 40% skuadra e Rennes, sipas marrëveshjes së vitit të kaluar, kur francezët e lanë të lirë sulmuesin.