Edlir Tetova këtë sezon fitoi dopietën me Egnatian, ndërsa ka mundësinë të fitojë edhe Superkupën e Shqipërisë, sfidë që do ta luajë përballë Kukësit.
Ende nuk ka një datë zyrtare, por finalja e Superkupës do të luhet mes rrogozhinasve dhe verilindorë.
Edlir Tetova në karrierën e tij ka arritur të fitojë 3 trofe. Të 3 janë në krye të Egnatias, me timonierin që shkruan emrin e tij në historinë e rrogozhinasve.
Por ajo që bie më shumë në sy si për ironi të fatit janë 2 trofetë e fituar.
Tetova ia doli të fitonte titulllin përballë Partizanin, me demat që drejtohen nga Orges Shehit. Ndërkohë një Kupë Shqipërie, timonieri i rrogozhinasve e ka fituar sërish kundër ish-eprorit të tij, i cili drejtonte Tiranën.
Siç duket timonieri i Egnatias ia ka marrë dorën fitimit të trofeve ndaj Shehit, duke dominuar ndaj tij, me ish-portierin e Kombëtares që nuk ia ka dalë të fitojë trofe përballë Tetovës me asnjërën prej ekipeve kryeqytetase.