PSG-ja gjen pasuesin e Keylor Navasit

Futboll

PSG-ja gjen pasuesin e Keylor Navasit

Më: 29 maj 2024 Në ora: 12:12
PSG

Pas largimit të Keylor Navas, i cili nuk rinovoi kontratën e tij, Paris Saint-Germain ka gjetur zëvendësuesin e Donnarumma-s dhe ai është Matvey Safonov.

25-vjeçari është pjesë e Krasnodar dhe sipas medieve franceze palët janë dakordsuar dhe portieri rus ka marrë dritën jeshile nga klubi për të udhëtuar drejt Parisit.

Së shpejti, portieri do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të zakonshme mjekësore përpara se të nënshkruajë kontratën deri në vitin 2029 dhe Krasnodar do të përfitojë 20 milionë euro.

Safonov është produkt i Krasnodar, ndërsa këtë sezon ka luajtur 30 ndeshje në kampionat me nënkampionët e Rusisë, duke dhuruar edhe një asist.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat