Një tjetër shqiptar drejt Spartës

Futboll

Një tjetër shqiptar drejt Spartës

Më: 29 maj 2024 Në ora: 12:29
Krasniqit

Shqiptari i Kosovës, Ermal Krasniqi është vetëm një hap larg transferimit te “gjigantët” çek të Sparta Prague. 

Sulmuesi që është aktualisht pjesë e Rapid Bucuresti pritet t’i bashkohet skuadrës kampione të Çekisë, ku aktivizohen edhe 2 futbollistët e tjerë shqiptarë, Qazim Laçi dhe Indrit Tuci. 

Sipas raportimeve më të fundit të mediave kosovare, kampionët në fuqi të Çekisë ofruan dy milionë euro për kartonin e Krasniqit dhe janë në rrugën e duhur për të arritur një marrëveshje. Anësori 25-vjeçar ka kontratë me klubin rumun deri në vitin 2025, teksa vlera e tij aktuale sipas “Transfermarkt” shkon deri në 1.5 milion euro. 

Ndërkaq, kujtojmë se sezonin aktual, Krasniqi te Rapid Bucuresti e mbylli me gjashtë gola dhe tre asistime, statistika këto të shkëlqyera, duke ditur se ai kompletoi transferimin në janar të këtij viti dhe ka luajtur vetëm 17 sfida.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat