Vazhdon “eksodi” te Kukësi, mbrojtësi 25-vjeçar njofton largimin

Futboll

Vazhdon “eksodi” te Kukësi, mbrojtësi 25-vjeçar njofton largimin

Më: 29 maj 2024 Në ora: 12:59
Kukësi

Pasi nuk ia doli të siguronte mbijetesën në elitë, te Kukësi ka nisur “eksodi” i lojtarëve, teksa i radhës është Franko Lamçe.

Mbrojtësi ka njoftuar largimin e tij nëpërmjet rrjeteve sociale duke falenderuar klubin dhe tifozët.

“Pas 1 viti e gjysmë me Kukësin, është koha për të thënë mirupafshim. Prej ditës së parë dhashë gjithçka për shokët dhe skuadrën.

Dua të falënderoj klubin dhe tifozët për mbështetjen. I uroj më të mirat në të ardhmen. Faleminderit!”- shkruan Lamçe.

25-vjeçari zhvilloi 31 ndeshje me “verilindorët” gjatë këtij sezoni në Kategorinë Superiore, teksa ishte një nga protagonistët e rrugëtimit të Kukësit deri në finalen e Kupës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat