Pas 11 vitesh, Sassuolo nuk ia doli të siguronte qëndrimin në Serie A dhe pas rënies nga elita priten shumë ndryshime në klub.
Pas largimit të Ballardini-t, tani për stolin e Sassuolos në “pole-position” është Fabio Grosso.
Ish-trajneri Lyon-it kërkon një rikthim, pasi është i papunë prej nëntorit të kaluar, por më parë siguroi ngjitjen e Frosinone-s në Serie A në sezonin 2022-23.
Kjo i rrit kreditet e tij, ndërsa për stolin e Sassuolos janë edhe Vincenzo Vivarini, trajner i Catanzaro dhe Alberto Aquilani, ish-trajner i akademisë së Fiorentina-s dhe tani i Pisa-s.