Oaktree miraton rinovimin e Inzaghi-t

Futboll

Oaktree miraton rinovimin e Inzaghi-t

Më: 29 maj 2024 Në ora: 14:30
Simone Inzaghi

Dy orë të bollshme për t’u njohur, të cilat kanë kënaqur palët.

Drejtuesit e Oaktree, kompanisë që ka në pronësi Inter-in i kanë konfirmuar Simone Inzaghi-t vlerësimin për punën e zhvilluar deri më tani, dhe besimin për të ardhmen në punën që do të bëjë me menaxhimin e skuadrës.

Trajneri ka marrë miratimin për rinovimin e kontratës duke dëgjuar personalisht vullnetin për të vazhduar projektin teknik mbi bazat që drejtuesit e Inter kanë hedhur tanimë prej 3 sezonesh. Në selinë “zikaltër” në takimin në fjalë nuk është diskutuar për merkaton dhe detajet, ky aspekt do të diskutohet drejtëpërdrejt nga Marotta, Ausilio dhe Inzaghi në takime të veçanta, por fondi që ka marrë klubin ka dashur t’i theksojë gjithë stafit drejtues se objektivat nuk ndryshojnë.

Duhet vazhduar në rrugën e fitoreve duke mos lënë pas aspektin ekonomik. Është konfirmuar rritja e kostove me rinovimet e trajnerit, Barella-s dhe Lautaros, por edhe objektivi për të barazuar bilancin, nuk do të ketë ridimensionim të merkatos, por nuk do të shpenzohet më shumë nga sa do të arkëtohet.

Oaktree synon më një menaxhim afatmesëm ose afat gjatë, pasi shikon falë Championsit të ri, Botërorit të ri për Klube, te menaxhimi i stadiumit dhe te momenti i mirë sportiv mundësinë e një rritjeje të mëtejshme të vlerës së klubit për ta shitur për një çmim më të lartë.

Për fondin në fjalë do të ishte një krim që të varfëronin një aset të cilin do ta rishesin. Drejtuesve ju duhet të ruajnë një skuadër kompetitive në sezonet e ardhshme në të cilat në stol do të jetë sërish Simone Inzaghi. Trajneri javën e ardhshme do të rinovojë deri në 2027 me pagën që do ti rritet nga 5.5 në 6.5 milionë euro në sezon, si dëshmi e punës së shkëlqyer të zhvilluar në 3 sezonet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat