Reali bën gati 25 milionë euro për talentin 18-vjeçar të Lille.
Real Madrid po mendon seriozisht për sezonin e ardhshëm dhe një nga çështjet kryesore është përforcimi i mbrojtjes.
Fokusi kryesor është te Leny Yoro, talenti i Lille.
Sipas medieve spanjolle, madrilenët janë gati të ofrojnë 25 milionë euro, por për 18-vjeçarin interesohet edhe Paris Saint-Germain, që është e gatshme të paguajë edhe më shumë për ta pasur në skuadër.