Kapiteni i Milanit: Giroud do të na mungojë shumë

Futboll

Kapiteni i Milanit: Giroud do të na mungojë shumë

Më: 29 maj 2024 Në ora: 15:41
Lojtarët

Deklarata të reja vijnë nga Australia prej Davide Calabria, kapitenit të Milanit, i cili foli edhe për Olivier Giroud, i cili sezonin e ardhshëm do të luajë në MLS për Los Angeles FC.

Këto janë fjalët e mbrojtësit të Milanit në konferencën për shtyp për sulmuesin francez, i cili gjithashtu ndodhet në Australi me “Djallin” për ndeshjen miqësore të së premtes kundër Romës në Perth:

“Giroud është një lider i rëndësishëm brenda dhe jashtë fushës.

Ai më ka mbështetur shumë, jam i lumtur t’i kaloj edhe këto pak ditë së bashku me të para largimit të tij”.

Gjatë konferencës për shtyp, Calabria-s iu drejtua edhe një pyetje për të ardhmen e pankinës së Milanit, pas lamtumirës së Stefano Piolit: “Fonseca në vend të Piolit? Nuk di asgjë, do të shohim".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat