Të enjten, trajneri i Kosovës, Franco Foda do i drejtohet mediave në prag të ndeshjes ndaj Norvegjisë.
Ndeshja ndaj norvegjezëve do zhvillohet me 5 qershor, në Oslo.
Në ketë miqësore, siç ka bërë të ditur klubi i Rapid Bukureshtit, janë ftuar Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi, lojtarët e tjerë janë në pritje.
Së pari të gjithë futbollistët do mbajnë stërvitje në Kosovë, më pas do udhëtojnë drejtë skandinavisë, për të u përballur me skuadrën e Erling Haaland.
Këto ndeshja shërbejnë para ndeshjeve në Ligën e Kombeve, ku Kosova është në Grupin C, ligë e cila fillon me 6 shtator.