Trajneri i Olympiacos, Jose Luis Mendilibar ka folur për faqen zyrtare të UEFA-s pak orë përpara nisjes së finales së Conference League ndaj Fiorentina-s, që do të luhet në Athinë, duke nisur nga ora 21:00 këtë të mërkurë.
Ai deklaroi se është i qetë dhe se nuk ka aspak nervozizëm ndonëse janë shumë afër një mbrëmjeje shumë të rëndësishme.
“Jam i qetë, tani për tani…
Nuk ka asnjë nervozizëm apo detaje mendimesh“-tha Mendilibar.