Regjisori” i Borusia Dortmund, Emre Cen, konsiderohet si “shtylla” e mesfushës së ekipit të Edin Terziç pas largimit të Jude Bellingham.
Në vigjilje të finales kundër Realit, 30-vjeçari ka hedhur fokusin nga data 1 qershor.
“Loja e tyre në Mynih i përmbledhë të gjitha. Bajerni i dominoi në ndeshjen e parë, por në fund gjithçka u mbyll në barazim 2:2.
Duket sikur Reali nuk dorëzohet kurrë dhe këtë e kanë kthyer në normalitet.
Kjo është arsyeja përse duhet të tregoheni të kujdesshëm kundër madrilenëve”, tha Can..