Qatip Osmani, ish futbollist i mirënjohur, është emëruar kryetrajner i ri i skuadrës së Struga Trim Lum, kampion i Kosovës.
Struga tani ka ambicie që të shkojë sa më larg në garat kualifikuese në Champions League.
“FC Struga njofton se ka arritur marrëveshje me trajnerin Qatip Osmani.
I njëjti është prezantuar sot së bashku edhe me ndihmësin e tij, Bashkim Livoreka nga ana e Drejtorit Sportiv, Besart Isaku”, njofton FC Struga Trim Lum.