Pas trajnerit Erbim Fagu, Tirana ndahet edhe me Erion Hoxhallarin. Kapiteni nuk do të jetë më pjesë e bardhebluve në të ardhmen.
Me anë të një postimi në faqen zyrtare, rekordmenët e futbollit shqiptarë kanë lajmëruar ndarjen me mbrojtësin. Duke e falënderuar për kontributin e dhënë.
28-vjeçari ishte një ndër rikthimet më të bujshme te Tirana gjatë verës së kaluar, por merkato cilësore në letër nuk solli rezultatet e pritura.
Me ekipin kryeqytetas që e mbylli sezonin në vendin e pestë në Superiore. Duke mos arritur të siguronte një biletë në “Final 4”.
Gjatë viteve me Tiranën, Hoxhallari, i cili ka veshur 4 herë fanellën e Kombëtares, fitoi dy herë titullin. Dhe po kaq herë Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë.