Italiano: Kemi marrë me vete zinxhirë dhe dryna

Futboll

Italiano: Kemi marrë me vete zinxhirë dhe dryna

Më: 29 maj 2024 Në ora: 18:17
Vinçenco Italiano

Fiorentina nuk kërkon që të gabojë për të dytin vit radhazi.

Pasi vjet pa që të mundej në finale nga anglezët e Uest Hemit, këtë herë prova për t’u kaluar do të jetë Olimpiakosi, një kockë shumë e fortë sivjet, aq më tepër për faktin se do të luajnë në shtëpinë e tyre, në Athinë.

“Dy finale në dy sezone radhazi pa dyshim që janë një krenari e madhe për ne, një punë shumë e rëndësishme e bërë nga i gjithë klubi, por nëse në fund humb, asgjë e bukur nuk ngelët.

Kundër Olimpiakosit do të jetë një ndeshje e çmendur, pasi e dimë atmosferën që krijohet atje.

Por për t’i ndalur kemi marrë edhe zinxhirë e dryna për t’i përdorur nëse do të jetë nevojë”, u shpreh trajneri i Fiores, Vinçenco Italiano.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat